NDËRLIDHJA NË MES BIZNESEVE DHE INSTITUCIONEVE
Rrjetëzimi ka për qëllim të tregoj ndërlidhjen në mes bizneseve dhe institucioneve, më specifikisht përmban të dhëna në lidhje me biznesin, pronarin dhe institucionin publik. Në momentin që klikohet njëri nga butonët, krijohet mundësia e kërkimit të bizneseve, pronarëve të bizneseve dhe institucioneve publike. Këto informata paraqiten në formë të ikonave në të cilat jepet mundësia e klikimit për informata të mëtejshme që tregojnë kur një biznes ka nënshkruar një apo më shumë kontrata ndër vite dhe vlerën e kontratave. Të dhënat në portal janë të qasshme për përdoruesit në një format të lexueshëm duke u lejuar atyre të analizojnë dhe përdorin lloje të ndryshme të vizualizimit për qëllime monitorimi dhe hulumtimi. Portali është ndërtuar që të freskohet me të dhëna gjatë tërë kohës si dhe të jetë i shkallëzueshëm për të përmbushur kërkesat e ardhshme.