Rreth Projektit
Kufizimet e portalit
Rreth projektit
Projekti "Portali i Prokurimit të Hapur dhe Transparent - PPHT" është projekt i realizuar nga Lëvizja FOL dhe mbështetur nga USAID-i përmes aktivitetit Komuna Transparente, Effektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM). Objektivi kryesor i këtij projekti ka qenë zhvillimi i portalit të hapur të prokurimit për të rritur transparencën e shpenzimeve publike. Kjo është arritur duke grumbulluar dhe strukturuar informacionin mbi kontratat publike të publikuara nga platforma e prokurimit të menaxhuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP). Ideja e Lëvizjes FOL për "Portalin e Prokurimit të Hapur dhe Transparent" në Kosovë u frymëzua nga portali "Kontratat Publike të Hapura në Sllovaki" i Transparency International në Sllovaki.
Të dhënat në Portal
Portali përmban informata për kontratat publike të dhëna nga Republika e Kosovës që nga viti 2018. Portali mbledh të dhënat përmes një procedure automatike nga platforma e KRPP-së, duke ofruar informacion bazë për çdo kontratë që është nënshkruar nga autoritetet kontraktuese publike në Kosovë.
Portali jep të dhëna vizuale lidhur me:
- Emri i furnizuesit, adresa dhe numri i regjistrimit
- Volumi i kontratave të furnizuesit që janë realizuar përmes prokurimit publik
- Emri i kontratës,
- Lloji i punës së kontraktuar,
- Top blerësit (autoritetet kontraktuese)
- Lloji i procedurës së prokurimit,
- Datat e kontratës.
Versioni 2.0 i Portalit për Prokurim të Hapur dhe Transparent është pasuruar me modulet e mëposhtme:
- Aktivizimi i datës së fillimit të kontratës dhe mundësia për të shtuar datën e përfundimit të aktivitetit të projektit/prokurimit. Kjo është një ndërhyrje e madhe sepse do të lejojë përdoruesit të shohin se cilat kontrata nuk po zbatohen në kohën e duhur dhe kështu fillojnë të hetojnë arsyet pse një projekt nuk është përfunduar në kohën e caktuar;
- Moduli i abonimit është aktivizuar për kontratat e reja që hyjnë në portalin e hapur të prokurimit. Përdoruesit do të kenë mundësinë të abonohen tek një autoritet i caktuar kontraktues dhe të marrin njoftime kur shtohen kontrata të reja nga ai institucion;
- Është aktivizuar kërkimi në bazë të emrit të pronarit. Përdoruesit do të kenë mundësinë të kërkojnë kontrata bazuar në emrin e pronarit të kompanisë së caktuar që ka nënshkruar kontrata me institucionet publike;
- Krahasimi në mes të etniteteve - autoriteteve kontraktuese. Portali ofron mundësinë për të krahasuar blerësit bazuar në vlerën e kontratave tyre të përgjatë viteve si dhe të krahasojnë vlerën e kontratave për të njëjtat industri.
Hartëzimi
Hartëzimi jep një mundësi për të kërkuar kontrata përmes një aspekti të ri vizual. Ky element është shtuar për të nxitur kërkimin në kontratat e reja të nënshkruara nga komunat e Kosovës. Në këtë hartë, klikimi në secilën komunë do t'i drejtojë përdoruesit në faqen e një komune / autoriteti kontraktues të caktuar ku ata mund të gjejnë informacione të mëtejshme për aktivitetet e saj të prokurimit, çoftë për numrin dhe llojin e kontratave, po ashtu edhe për shumën e tyre.
Rjetëzimi - ndërlidhja në mes bizneseve dhe institucioneve
Rrjetëzimi ka për qëllim të tregoj ndërlidhjen në mes bizneseve dhe institucioneve, më specifikisht përmban të dhëna në lidhje me biznesin, pronarin dhe institucionin publik. Në momentin që klikohet njëri nga butonët, krijohet mundësia e kërkimit të bizneseve, pronarëve të bizneseve dhe institucioneve publike. Këto informata paraqiten në formë të ikonave në të cilat jepet mundësia e klikimit për informata të mëtejshme që tregojnë kur një biznes ka nënshkruar një apo më shumë kontrata ndër vite dhe vlerën e kontratave. Të dhënat në portal janë të qasshme për përdoruesit në një format të lexueshëm duke u lejuar atyre të analizojnë dhe përdorin lloje të ndryshme të vizualizimit për qëllime monitorimi dhe hulumtimi.
Portali është ndërtuar që të freskohet me të dhëna gjatë tërë kohës si dhe të jetë i shkallëzueshëm për të përmbushur kërkesat e ardhshme.
Kufizimet e të dhënave
Të dhënat në këtë portal janë mbledhur nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë. Të dhënat u filtruan për t'iu përshtatur kërkesave me saktësi 100% për kategoritë përkatëse. Portali nuk përmban të gjitha kontratat e dhëna nga Republika e Kosovës. Ai shërben për të thjeshtuar të kuptuarit e të dhënave/numrave kur bëhet fjalë për shpenzimet publike dhe si i tillë përdoruesi nuk duhet ta ngatërrojë këtë portal me platformën zyrtare të prokurimit elektronik nga KRPP.
Nëse gjeni ndonjë informacion të pasaktë ose pasaktësi në portalin tonë, ju lutemi na kontaktoni në: info@levizjafol.org.
Rreth Donatorit
Portali i Prokurimit të Hapur dhe Transparent është mbështetur nga USAID-i përmes aktivitetit Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM).
USAID-i themeloi aktivitetin pesëvjeçar Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në zbatimin e reformave anti-korrupsion dhe për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien e procesit të prokurimit në 38 komunat e Kosovës. Aktiviteti i USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse në Kosovë punon për të forcuar llogaridhënien dhe efektivitetin në prokurimin publik, si një mjet për të përmirësuar shërbimet publike dhe për të rritur besimin e qytetarëve, veçanërisht në nivel komunal. Duke punuar ngushtë me partnerët komunalë dhe duke mbështetur bashkëpunimin me qeverinë qendrore, agjencitë e pavarura, dhe shoqërinë civile, aktiviteti është duke forcuar kampionët kryesorë qeveritarë dhe duke promovuar ndryshimet lokale, për të krijuar ndikim të qëndrueshëm.
Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse e USAID-it gjithashtu është duke mbështetur OSHC-të e kualifikuara për të krijuar, zbatuar dhe promovuar ide, mekanizma dhe zgjidhje inovative që do të kontribuojnë në rritjen e rolit të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të reduktuar dobësinë e qeverive komunale ndaj korrupsionit, promovimin e një sistemi transparent të prokurimit, dhe zbatimin e aktiviteteve të monitorimit që përmirësojnë ofrimin e shërbimeve qeveritare.
SQARIM
Ky portal është zhvilluar nga Lëvizja FOL, përmes një marrëveshjeje grantesh të lëshuar nga aktiviteti i USAID-it Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse në Kosovë (USAID TEAM). Pikëpamjet e autorit të paraqitura në këtë portal nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ose Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Falenderime
Lëvizja FOL falënderon Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për gatishmërinë e treguar gjatë zhvillimit të Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent. Ky portal nuk do të ishte i plotë pa bashkëpunimin dhe përkrahjen e KRPP-së.
Informacion shtesë
Kur përdorni të dhënat nga ky portal për të riprodhuar, përpunuar ose krijuar aplikacione të reja nga ajo, ne ju kërkojmë që ta citoni këtë portal si burim informacioni. Çdo ndërhyrje në natyrën teknike ose materiale të këtij serveri është e ndaluar.
Lëvizja FOL
Str. Andrea Gropa, Nr.35, 10000 Prishtinë
Email: info@levizjafol.org
Celular: +386 (0) 49 131 542
Portali është në pronësi dhe menaxhim të Lëvizjes FOL
1. PROBLEMET ME PLATFORMËN E RE TË E-PROKURIMIT NGA KOMISIONI RREGULLATIV I PROKURIMIT PUBLIK
Portali lexon të dhënat nga platforma e-prokurimi e KRPP-së. Nga viti 2018 të gjitha autoritetet kontraktuese janë të obliguara që të publikojnë njoftimet për nënshkrim të kontratës vetëm në platformën e-prokurimi. Para vitit 2018, kuotimet me vlerë nën 10,000 euro nuk janë publikuar në e-prokurim. Në platformën e-prokurimi ende nuk publikohen kontratat me vlerë minimale nën 1,000 euro.
2. PËRDITËSIMI I TË DHËNAVE
Portali përditësohet një here në muaj përmes një sistemi të automatizur të komunikimit me KRPP.
3. PROBLEMET ME VLERAT E KONTRATAVE
Gjatë procesimit të kontratave janë hasur probleme me vlerat e kontratave. Në disa njoftime për dhënien e kontratës autoritetet kontraktuese kanë shënuar çmimin e vlerës për njësi në vend të shumës totale të kontratës. Këto kontrata nuk janë procesuar në portal dhe janë lënë për pastrim manual.
3. TË DHËNAT PËR KONTRATAT KORNIZË
Në kontratat kornizë, kontrata është e ndarë në disa lote duke e bërë shumën totale të kontratës më të vështirë për t’u lexuar. Gjithashtuedhe numri i operatorëve ekonomik/furnizues është më i madh se një. Në kontratat kornizë është marrë vlera e parashikuar e kontratës dhe i është regjistruar si vlerë totale të gjithë operatorëve që janë fitues të asaj kontrate, pa paragjykuar vlerën e seclit operator.
5. NUMRI I AUTORITETEVE KONTRAKTUESE
Në platformën e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik janë gjetur rreth 220 Autoritete Kontraktuese, ndërsa në platformen E-prokurimi figurojnë rreth 172 Autoritete Kontraktuese. Kjo ka ndodhur për shkak se në platformën e KRPP-së ndodhen disa entitete brenda një institucioni si për shembull listohet Ministria e Shëndetësisë si Autoritet Kontraktues dhe Ministria e Shëndetësisë Njësia Implementuese e Projektit si Autoritet i veçantë kontraktues. Ky diferencim nuk paraqitet në platformën e E-prokurimit. Për këtë arsye në portal është përdorur opsioni “parent” ku të gjitha njësite që i perkasin një ministrie janë futur brenda institucionit si Autoritet i vetëm kontraktues.
6. DALLIMI NË EMRAT E BIZNESEVE
Në platformen e KRPP-së vazhdimisht është hasur në raste kur biznesit të njejtë i është shkruar emri ndryshe, në disa vndë duke shtuar fjalen SHPK e në disa raste duke munguar ajo. Në disa raste emri është shkruar me thonjeza, me shkronja të mëdha, e në kontrata tjera me emra të ndryshëm. Kjo ka shfaqur problem gjatë procesimit të të dhënave për një operator ekonomik. Megjithatë, të dhënat për emrat e bizneseve në kontratë janë verifikuar per çdo biznes me platformën e Agjencise së Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë (shkronjë për shkronjë) për të ofruar të dhëna sa me te sakta për secilin biznes që është kontraktuar nga institucionet publike.
7. VLERA E KONTRATËS E SHËNUAR GABIM
Ndarja e shifrës me karaktere si “.” dhe “,” në disa raste e ka vështirësuar përcaktimin e saktë të vlerës së disa kontratave. Për më tëpër shumë kontrata kanë pasur çmimin për njësi, pra nuk ka figuruar vlera totale e kontratës. Në rastin e parë, kompania që ka zhvilluar portalin ka krijuar një algoritëm të veçantë që e ka përcaktuar çmimin e saktë të secilës kontratë. Ndërkaq në rastin e dytë gjatë kërkimit të kontratës, në rast se përdoruesi hasë në një kontratë të tillë, mund tëe gjejë një fusnotë e cila e shpjegon se si është përcaktuar vlera e secilës njësi dhe sa ka qenë vlera e parashikuar e kontratës.